Prattipati pret ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur sot ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Nga Ambasada Amerikane bëhet e ditur se kjo vizitë shërben si mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë, si dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në mbështetje të prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Whitaker, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë deri më 22 prill.

Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe zhvillimit të agjendës zyrtare.

Policia njofton se, për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të paraparë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet lëvizja e delegacionit.

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, Policia njofton se disa rrugë do të bllokohen përkohësisht

 

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika