Prej premtimit të madh te shifrat e vogla: Deputetët e VV-së flasin për 160 çerdhet e premtuara

Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar 160 çerdhe të reja, por deri tani janë ndërtuar vetëm pesë

Më 2021, gjatë fushatës së tij për kryeministër, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) premtuan se do të ndërtonin 160 çerdhe të reja në të gjithë vendin.

Pak muaj para përfundimit të mandatit të Qeverisë Kurti, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përballën me këtë premtim në studion e Debat Plus-it nga panelistët.

Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, bëri një përmbledhje të progresit të deritanishëm, duke thënë se janë përfunduar pesë çerdhe, ndërsa 24 të tjera janë në proces të ndërtimit.

“5 çerdhe janë përfunduar. 24 çerdhe janë në proces të ndërtimit. 10 janë në prcoes të prokurorit publik. 6 shkolla janë adaptuar si çerdhe. 11 shkolla janë në proces të adaptimit si çerdhe. 13 shkolla janë në proces të prokurorit publik të adaptohen si çerdhe. Kështu që krejt këto janë në proces”, ka thënë Shkreta.

“92 po mungojnë, Mirsad”, i reagoi analisti Imer Mushkolaj.

Nga ana tjetër, deputeti Arbër Rexhaj u ankua se ky proces ka hasur në bllokime nga ana e komunave, të cilat sipas tij nuk kanë bashkëpunuar duke refuzuar të japin pronën e nevojshme.

“Zakonisht ka pasur bojkot të komunat për me dhanë edhe pronën. Kjo është maksimumi që mundet mu bë. Këto 68 çerdhe në proces duke pasur parasysh se një pjesë bukur e madhe e komuna ka pasur bojkot total, mi dhënë vend, hapësirë, se kjo shkon mes komunës dhe ministrisë”, ka thënë Rexhaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika