Premiera e filmit të historisë së Ferdonije Qerkezit do të shfaqet me 28 nëntor

Artan Korenica është fotografi i cili ka realizuar fotografinë e zonjës Ferdonije Qerkezi në tryezën e ushqimit, fotografi kjo për të cilën ai rrëfen se e shtyu të krijonte një film të shkurtër në të cilin do të shfaqë jetën e Ferdonije Qerkezit, e që Korenica për Radio Dukagjinin ka treguar se është gati në përfundim të filmit, premiera e të cilit pritet të shfaqet më 28 nëntor, në këtë datë historike për vendin





Artan Korenica fotograf i njohur në Kosovë dhe vende të jashtme, synon që më 28 nëntor të shfaqë premierën e filmit të historisë së Ferdonije Qerkezit.

Korenica tregoi se do të shfaqë premierën fillimisht në Prishtinë, pastaj në Tiranë dhe në pesë vende të Evropës.

“Premiera e filmit do të shfaqet për 28 nëntor në Prishtinë, pastaj në Tiranë dhe në pesë vende të Evropës, janë së bashku filmi dhe ekspozita”, ka thënë Korenica i cili ishte i ftuar në Reload të Radio Dukagjinit.

Korenica tutje ka shpjeguar se synon të ekspozojë fotografitë dhe filmin së bashku, të cilat i ka përmbledhur në 20 storie të ndryshme dhe të interesuarit do të jenë vetëm brenda dhjetë minutave për t’i shikuar ato.

“Ekspozimi i fotografisë dhe filmit do të bëhet së bashku, kam 20 storie apo 20 koncepte të ndryshme, dhe kushdo që e sheh ekspozitën dhe filmin do të jetë vetëm për 10 minuta brenda në një dhomë”, ka treguar ai.

Korenica ka rrëfyer se realizimi i fotografisë ka qenë proces i vështirë në karrierën e tij dhe se e ka menduar këtë 10 minutësh brenda dhomës, vetëm që çdokush që shikon filmin dhe ekspozitën të arrijë të bashkëndjejë dhimbjen e zonjës Ferdonije Qerkezi.

Fotoja e realizuar nga Artan Korenica, e zonjës Ferdonije Qerkezi

“Unë jam ulë në këtë tavolinë dhe është shumë e rëndë. E kam bërë fotografinë dhe për dhjetë minuta më është ndalë fryma, për këtë arsye e kam bo në një dhomë në të cilën do të krijohet tavolina e ngjashme sikurse në foto dhe çdo dhjetë minuta do të ndërrohen personat të cilët mund të shohin filmin dhe ekspozitën”, ka përfunduar fotografi.

Kujtojmë se Ferdonije Qerkezi është zonja të cilës më 27 mars të vitit 1999, forcat serbe i’a kishin marrë në shtëpi burrin dhe katër djemtë, të cilët nuk arriti ti shihte më asnjëherë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika