Presidenca çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën: Nuk u arrit konsensus

Të mërkurën, është mbajtur diskutimi i dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke, me ç’rast, shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Megjithatë, nga takimi nuk pati konsensus

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel





 

Ndonëse nuk u arrit konsensus, vendet anëtare kanë bërë përparim në negociata, ka njoftuar Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së pas takimit të dytë të mbajtur për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Të mërkurën, u mbajt diskutimi i dytë për liberalizimin e vizave me Kosovën nën Presidencën Çeke me ç’rast, shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Megjithatë, nga takimi nuk pati konsensus.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata”, ka njoftuar presidenca, gjersa e njëjta ka theksuar se do t’i rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më një nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Siç shkruan REL, nga burimet diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve të tjera që kjo të mos lidhet.

Vendimi për vizat së shpejti, hyrja në fuqi në nëntor 2023





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika