Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo i ka hapur dyert e presidencës për kërcimtarë nga e gjithë bota.

Më tej, presidentja ka thënë se qëllimi i këtij eventi është që të bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin.

“Sot, Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota. Shfaqjet e tyre magjepsëse vërtetojnë fuqinë unifikuese të kulturës dhe të artit”, ka theksuar Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se është e lumtur për këtë festival.

“E lumtur kur shoh ngjarje si festivali Newborn që bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin”, ka përfunduar presidentja e Kosovës.

Today, the Presidency opened its doors to dancers from across the world.

Their captivating performances truly highlight the unifying power of culture and arts.

Happy to see events like the Newborn festival bring people together to celebrate diversity. pic.twitter.com/Y5nqmvfskL

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 11, 2023