Presidenca i kërkon sqarime Berishajt

Zyra e Presidentes ka kërkuar raport nga Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, mbi skandalin financiar

Presidenca e Kosovës ka kërkuar raport me shkrim nga Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, mbi akuzimin e tij si pjesëmarrës në një skandal të madh financiar si sekser për Robert Golob, politikanin slloven.

Ky skandal u raportua nga “Planet TV” të Sllovenisë ku sipas këtij mediumi, kompania private konsulente në Mal të Zi, “MB Consulting”, e Berishajt, po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I). “MB Consulting” ka tërhequr në para të gatshme rreth 600 mijë euro të cilat më pas, i ka bartur te politikani slloven.

Ndërkohë, Berishaj ka mohuar këto raportime dhe njëkohësisht, ka paralajmëruar padi.

Në konferencën për media, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kishte dalur në mbrojtje mirëpo, Zyra e Presidencës ka konfirmuar se ka ftuar Berishajt në Kosovë për të sqaruar situatën.

Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media i doli në mbrojtje atij, ndërkaq në një sqarim të mëvonshëm në faqen e Presidencës në Facebook, është konfirmuar se Berishaj është ftuar të vijë në Kosovë për ta sqaruar situatën.

“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidencës,  “Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z. Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”.

Ndërkaq, Qeveria ka kërkuar kujdes ndaj raportimeve, duke thënë se këto të fundit po bëhen në një kohë kur në Slloveni po zhvillohet fushatë elektorale.

“Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Pas deklarimit të Kryeziut, kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë koment ndryshe.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, e po ashtu ambasadori Berishaj me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin, i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika