Presidenca paralajmëron padi për të, Ridvan Berisha: Mirupafshim presidente në Gjykatë
Gazetari Ridvan Berisha në një prononcim për Dukagjini.com për paralajmërimin nga Zyrë së Presidentes të Kosovës Vjosa Osmanit që do të padite për shpifje. “Mirupafshim presidente në Gjykatë”, ka qenë reagimi i gazetarit Ridvan Berisha për Dukagjini.com Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka reaguar ndaj deklaratave të Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në […]
Gazetari Ridvan Berisha në një prononcim për Dukagjini.com për paralajmërimin nga Zyrë së Presidentes të Kosovës Vjosa Osmanit që do të padite për shpifje.
“Mirupafshim presidente në Gjykatë”, ka qenë reagimi i gazetarit Ridvan Berisha për Dukagjini.com
Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka reaguar ndaj deklaratave të Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10.
Presidenca e i ka quajtur shpifej edhe gënjeshtar deklaratat e Berishës, kur ka thënë se se Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”.
“Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”.
Më tej, Presidenca ka theksuar se ajo nuk përzihet në punët e drejtësisë.
“Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq’”, thuhet në Komunikatën e tyre.
“Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit”.















