Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë të mërkurë, kë paralajmëruar se do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për zhvillimet politike në të cilat po kalon Kosova.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga presidenca kanë thënë se “Presidentja Osmani deri tashti  nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim”.

Në përgjigje theksohet se presidentja e Kosovës, e ka derën e hapur për ta takuar secilin lider apo parti politike në Kosovë.

“Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, ka thënë këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.