Presidentes i propozohet ta caktojë edhe datën e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale
Ndonëse ende nuk po shihet rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme, radha ka ardhur për caktimin e datës së mbajtjes së një palë zgjedhjeve tjera. Pikërisht për këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ftoi në takim përfaqësues të partive politike në vend. Në këtë takim janë propozuar tri data 5,12 dhe 19 tetor. E për datën […]
Ndonëse ende nuk po shihet rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme, radha ka ardhur për caktimin e datës së mbajtjes së një palë zgjedhjeve tjera.
Pikërisht për këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ftoi në takim përfaqësues të partive politike në vend.
Në këtë takim janë propozuar tri data 5,12 dhe 19 tetor.
E për datën e saktë do të vendoset ditët në vazhdim.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”– Presidenca e Kosovës.
Por pos kësaj u fol edhe për një propozim tjetër, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare për shkak të krizës së krijuar.
E këtë propozim e pranoi që e ka dhënë përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
“Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi që zgjedhjet të mbahen me datat 5, 12 dhe 19 tetor. Këto ishin dy-tri datat që u përmenden më së shumti. Qëndrimi ynë Për, është që sa më herët që shpallen aq më mirë, duke pasur parasysh që mund të shkohet në balotazh. LVV-ja ka nisur me shpalljen e kandidaturave. Në komunat që udhëheqim do të vazhdojmë me kryetarët e njëjtë. Shumë shpejt do t’i kemi të gjitha kandidatët për kryetarë”, ka thënë Albulena Haxhiu – Përfaqësuese e LVV-së.
Ndonëse janë pro zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës nuk janë të sigurt nëse do të duhej të mbahen në të njëjtën ditë.
“Presidentja besoj se i ka marrë parasysh. S’ka shumë dallime te pjesa e datave sa në mesin e partive të mëdha e as atyre të minoriteteve. Pres në ditët në vijim të dekretohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Memli Krasniqi – Kryetar i PDK-së.
“Nga gjitha partitë e ftuara, vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kryetari i Lista Srpskas e munguan e bojkotuan këtë takim. Takim kaq i rëndësishëm që ndodh një herë në 4 vjet… Nuk pretendoj se e kanë bërë në marrëveshje, por vërtetë linte shije të keqe kjo mungesë”, tha Krasniqi.
Partitë tjera nuk folën për media por ndërmjet rrjeteve sociale treguan propozimet e tyre për datën e zgjedhjeve lokale.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkroi në Facebook se 12 tetori është datë plotësisht në përputhje me afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj.Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka shkruar Haradinaj.















