Presidenti Chaves thotë se Kosta Rika është në luftë me hakerët rusë

"Ransomware" dhe veçanërisht banda "Conti ransomware" është bërë një forcë gjeopolitike në Kosta Rika. Të hënën, presidenti i ri i Kosta Rikës, Rodrigo Chaves, i cili filloi mandatin e tij katërvjeçar vetëm 10 ditë më parë, deklaroi se vendi ishte "në luftë" me bandën kriminale kibernetike Conti, sulmi i të cilit ka çaktivizuar agjencitë në të gjithë qeverinë që nga prilli

Presidenti i Kosta Rikës ka thënë se vendi i tij është “në luftë”, pasi kriminelët kibernetikë po shkaktojnë përçarje të mëdha në sistemet e IT-së, të shumë ministrive qeveritare.

Rodrigo Chaves ka thënë se hakerat kanë depërtuar në 27 institucione qeveritare, duke përfshirë bashkitë dhe shërbimet shtetërore.

Softueri “Conti ransomware”, i cili mendohet se drejtohet nga Rusia, ka rritur kërkesën e tij për shpërblim në 20 milionë dollarë (16 milionë £).

Kriminelët kanë postuar një apel në internet për kostarikanët që të “dalin në rrugë dhe të kërkojnë pagesë”.

Chaves ka mbajtur një konferencë për shtyp të hënën, për të përshkruar “planin e tij për Zbatimin e Masave të Sigurisë Kibernetike”.

Ai nuk ka dhënë asnjë tregues se po planifikon të paguajë shpërblimin, pavarësisht nga përçarjet në rritje të departamenteve qeveritare.

Ilustrim

Të mërkurën, i pari i Kosta Rikës u tha nëpunësve civilë se hakimi kishte prekur shërbimet e pagesave automatike. Ai ka paralajmëruar se ata nuk do të paguhen në kohë dhe do të duhet të aplikojnë për pagat e tyre me email, ose në letër me dorë.

Ministria ka thënë se “për shkak të rënies së përkohshme të sistemeve institucionale, është pezulluar shërbimi i dhënies së certifikatave për shumat e pagave që u detyrohen nëpunësve civilë të Administratës Qendrore”.

“Të gjitha aplikimet e marra me email ose në dritaret e Kontabilitetit Kombëtar do të shqyrtohen pasi sistemet të rikthehen”, ka shtuar ai.

Sipas qeverisë, sulmet kanë ndikuar edhe në tregtinë e jashtme të vendit duke goditur sistemin e taksave dhe të doganave.

Presidenti, i cili u zgjodh më pak se dy javë më parë, e shpalli incidentin një “emergjencë kombëtare” dhe ka fajësuar vazhdimisht paraardhësin e tij se nuk e kishte marrë mjaft seriozisht sulmin kibernetik.

Hakerët po kërkonin 10 milionë dollarë kur sulmi filloi muajin e kaluar.

Një faqe interneti qeveritare thotë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i lejon asaj, në raste të jashtëzakonshme, të ndërmarrë vetë disa procedura që normalisht do të kërkonin miratimin legjislativ.

Ilustrim

“Sulmi që po përjetohet nga Kosta Rika në duart e kriminelëve kibernetikë, terroristëve kibernetikë, është shpallur një emergjencë kombëtare,” ka thënë Chavez, sipas mediave lokale.

“Ne po nënshkruajmë këtë dekret, pikërisht për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në të gjithë sektorin publik të shtetit të Kosta Rikës dhe për të lejuar shoqërinë tonë t’u përgjigjet atyre sulmeve si veprime kriminale.”

Grupi i hakerëve Conti ka postuar më shumë se 600 gigabajt të të dhënave qeveritare në internet dhe po kërcënon të publikojë më shumë.

“Ka mbetur më pak se një javë kur të shkatërrojmë çelësat tuaj, po punojmë gjithashtu për të pasur akses në sistemet tuaja të tjera, ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të na paguani”, ka kërcënuar Conti, grupi i hakerëve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika