Presidenti francez, Macron përkujton Jean Moulin, i cili iu nënshtrua torturave të Gestapos

Emanuel Macron, presidenti i Francës përkujtoi, Jean Moulin, i cili iu nënshtrua torturave të Gestapos, për një Francë të lirë i cili më pas edhe ndërroi jetë nga torturat e marra përderisa ishte në paraburgim

Në foto Jean Moulin/ Foto: Foto Etienne Le Grand / Studio Villard de Quimper / Coll Escoffier

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka përkujtuar Jean Moulin, i cili ishte një nëpunës civil francez dhe pjesëtarë i rezistencës franceze që shërbeu si presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“80 vjet më parë, rezistenti Jean Moulin iu nënshtrua torturave të Gestapos, pa thënë asnjë fjalë. Për një Francë të lirë”, ka shkruar Macron.

Vlen të përmendet se Gestapo ishte policia sekrete zyrtare e Gjermanisë naziste, por edhe në Evropën e pushtuar nga gjermanët.

Ndër të tjera, Moulin kujtohet sot si një nga heronjtë kryesorë të Rezistencës Franceze dhe për përpjekjet e tij për ta bashkuar atë nën Charles de Gaulle. Ai u torturua nga oficeri gjerman Klaus Barbie, ndërsa ishte në paraburgim të Gestapos. Vdekja e tij u regjistrua në stacionin hekurudhor Metz, një qytet ky në Francën verilindore.

Moulin vlerësohet se ka sjellë unitet në Rezistencën Franceze dhe i ka dhënë besim De Gaulle si udhëheqës i tyre. Ai ia doli dhe ishte në gjendje të formonte një Bord të Rezistencës Kombëtare që u mblodh në një vilë në Caluire të Francës në vitin 1943. Javë më vonë, ai ishte arrestuar.

“Refuzimi i tij ndaj tmerrit nazist, dashuria për atdheun, përkushtimi ndaj Republikës na detyrojnë ne, trashëgimtarët e tij”, ka theksuar Macron në Twiiter.

Ndryshe, Jean Moulin ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, në vitin 1943.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika