Presidenti gjerman të martën viziton Kievin

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të martën e 25 tetorit ka arritur në Kiev të Ukrainës. Kjo është vizita e tij e parë prej se ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.





Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të martën e 25 tetorit ka arritur në Kiev të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, i cili ka theksuar se gjatë ditës Steinmeier do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e tij e parë prej se ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt.

Megjithatë, ai kishte planifikuar edhe herë të tjera që të udhëtojë drejt Ukrainës, por për shkaqe sigurie kishte shtyrë udhëtimin, shkruan REL.

Po ashtu, presidenti gjerman kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

Kjo kërkesë kishte të bënte me kritikat e vazhdueshme për lidhjet e presidentit gjerman me Moskën dhe për mospërfilljen e paralajmërimeve nga fqinjët në Evropën Lindore për kërcënimin nga agresioni rus, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Steinemeier fillimisht kishte mbrojtur një politikë më të butë ndaj Rusisë, por gjatë pushtimit të Ukrainës, e pranoi se politika e tij ishte e gabuar.

Që atëherë, Gjermania ka nisur t’i dhurojë Ukrainës armatim të rëndë.

Gjermania ka njoftuar një pako masash prej 65 miliardë eurosh, për të lehtësuar kërcënimin e rritjes së kostove të energjisë, derisa Evropa po lufton me furnizime të pakta pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pakoja, shumë më e madhe se dy të mëparshmet, do të përfshijë pagesa njëherë për më të cenuarit dhe lehtësime tatimore për bizneset me intensitet energjie.

Çmimet e energjisë janë rritur që nga pushtimi i shkurtit dhe Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, të dielën ka thënë se ishte “shumë i vetëdijshëm”, që shumë gjermanë po luftonin për të përballuar rritjen e çmimeve dhe se qeveria ishte e përgatitur të ndihmonte.

Scholz ka thënë se Gjermania do të përdorë të ardhurat nga taksat e papritura ndaj prodhuesve të energjisë elektrike, të cilët ai i akuzoi për fitime “të tepërta” për të ulur çmimet e konsumit për gazin, qymyrin dhe naftën.

Ukraina i ka kërkuar Evropës të qëndrojë e vendosur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian. Në fjalimin e tij të natës të shtunën, ai ka thënë se Rusia po përgatit një “sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë evropianëve”, dhe vetëm uniteti midis vendeve evropiane do të ofronte mbrojtje.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika