Presidenti i Ballkanit hyri në dhomën e gjyqtarëve, reagon Statovci: Nuk ka çka lypë në zhveshtore

Trajneri dhe analisti i futbollit, Faruk Statovci, ka komentuar rastin e mesjavës ku presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, hyri në dhomën e gjyqtarëve pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen me Dritën

Statovci ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini se presidentët e klubeve nuk kanë çka kërkojnë në dhomat e gjyqtarëve.

“Nuk është veprim i mirë. Nëse Arsim Kabashi ka lypë këtë xhiro, xhiron tjetër lypë dikush tjetër, referët nuk kanë kohë të sqarohen me ty në ndeshje. Kryetari i klubit nuk ka çka lypë në zhveshtore. Nuk ka çka mu sqaru kryetari i klubit te gjyqtarët,” tha ai.

Kabashi kishte thënë për TV Dukagjinin se nuk kishte ndodhur asgjë në ato momente kur kishte hyrë në dhomën e gjyqtarëve.

“Kurgjo s’ka ndodh, as s’jena rrok, as sen hiq. Kemi fol me referat, jena sqaru diçka, kurgjo tjetër s’ka pas,” kishte thënë ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika