Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot dhe nesër (22 dhe 23 dhjetor) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Bëhet e ditur se Radev do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Derisa pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.

Takim është paralajmëruar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit, Radev do të pritet nga Kurti në orën 12:00.