Presidenti i INTERPOL-it viziton Selinë Qendrore të Policisë së Shtetit

Presidenti i INTERPOL-it ka vizituar Policinë e Shtetit në Tiranë për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Foto: Policia e Shtetit

Presidenti i INTERPOL-it ka vizituar Selinë Qendrore të Policisë së Shtetit në Tiranë, për një takim me drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullakun.

Siç thuhet në njoftim, diskutimet mes Rrumbullakut dhe Gjeneral Majorit Ahmed Naser Al-Raisi, u fokusuan te forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe INTERPOL-it në luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtori Rrumbullaku e ka falënderuar Al-Raisin për vizitën dhe mbështetjen në organizimin e Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Evropën në Tiranë.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar në shkëmbimin e informacionit dhe operacioneve të përbashkëta për vendosjen para drejtësisë të personave të kërkuar ndërkombëtarisht për krime të rënda.

“Ky bashkëpunim, i konsoliduar në shkëmbim informacioni në kohë shumë të shpejtë dhe operacione të përbashkëta, duhet të shkojë edhe më tej, duke u fokusuar edhe në përpjekjen madhore të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë për vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar Rrumbullaku.

Gjeneral Majori Al-Raisi thuhet se e ka vlerësuar suksesin e konferencës dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit, duke shprehur përkushtimin për të intensifikuar bashkëpunimin dhe programet e përbashkëta për luftën kundër kriminalitetit të organizuar në nivel ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika