Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë t’i kundërshtojë SHBA-në dhe Izraelin, të cilët i quajti shtete shtypëse, nëse ato vazhdojnë me politika që ai i cilësoi si kolonialiste.
Në një postim në platformën X, Pezeshkian tha se politika e Republikës Islamike të Iranit bazohet në zgjerimin e marrëdhënieve miqësore mbi respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta.
“Politika e Republikës Islamike të Iranit është të zgjerojë marrëdhëniet miqësore bazuar në respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta. Politikat e kolonializmit dhe shfrytëzimit nuk do të kenë vend në botën e së ardhmes. Ashtu si toleranca është thellësisht e rrënjosur në kulturën e popullit tonë, lufta kundër shtypjes shkëlqen në historinë e kësaj toke”, shkroi ai.