Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor, do të takohet edhe me presidenten Osmani 

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme, nga 12 deri më 16.05.2025. 

Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë për media nga Këshillit Europian, të lëshuar të shtunën, më 09.05.2025. 

Në njoftim thuhet se Costa gjatë këtij udhëtimi do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të bashkorganizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, i cili do të mbahet më 16.05.2025. 

“Përmirësimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore politike për BE-në dhe për mua personalisht. Po vizitoj rajonin për të diskutuar me udhëheqësit sfidat e vazhdueshme dhe për të treguar se BE është e gatshme të ndihmojë. Ekziston një vrull i qartë zgjerimi; por vrulli kërkon angazhim dhe ndjekje”- citohet të ketë deklaruar Costa. 

Tutje, njoftohet se ai do të vizitojë gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor. Vizitën do ta fillojë së pari në Beograd, të martën më 13.05.2025, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut dhe deputetët e parlamentit serb. 

Po atë ditë, ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të mërkurën, më 14.05.2025, bëhet e ditur se Costa do të mbërrijë në Podgoricë të Malit të Zi, e më pas ai do të vizitojë Prishtinën për të takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

”Në ora 16:45 Konferencë e përbashkët për shtyp me Presidentin Osmani (Prishtinë)”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Më 15.05.2025, ai do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski dhe presidenten Siljanovska-Davkova. 

Derisa, ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor, Këshilli Europian njofton se do të jetë në Tiranë, në të njëjtën ditë ku ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Europës.

Në fund, bëhet e ditur se të premten, më 16.05.2025, presidenti Costa do të bashkorganizojë Samitin e VI-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Tiranë./Kallxo.com

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika