Presidenti i Këshillit Evropian Michel, vizitë në Shqipëri

Presidenti i Këshillit Evropian, Michels, do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në bulevardin pranë Kryeministrisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të premten e 20 majit do të jetë në Tiranë.

Ai do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë, ku do të zhvillohet dhe ceremonia.

Në orën 10:30 do të realizohet takimi i dy delegacioneve, ndërsa konferenca për shtyp nga Michel dhe Rama do të mbahet në 11:15, sipas agjendës zyrtare.

Shqipëria është në pritje të një date për konferencën e parë ndërqeveritare.

Nëse deri në qershor nuk merret një vendim për Shqipërinë, Rama ka bërë me dije se do të ndryshojë kursi për integrimin në BE.

“Presidenti Charles Michel do të vijë, por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat”, ka thënë Rama pas vizitës së djeshme në Gjermani.

Charles Michel bude předsedou Evropské rady dalšího dva a půl roku. Zvolil ho summit Evropské unie | iROZHLAS - spolehlivé zprávy

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika