Presidenti i Kroacisë e kritikon ashpër Borrellin: Ai është histerik dhe kërcënues

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të martën, deklaroi se Bashkimi Evropian “po e trajton në mënyrë të papranueshme Kroacinë”, duke përmendur si shembull “letrën skandaloze dhe pafytyrësinë” e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.

Ai nuk zbuloi përmbajtjen e letrës, por theksoi se ajo i referohet kërkesës së Kroacisë për të marrë pjesë në misionin Altea në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Milanoviq tha se nuk donte të fliste për këtë më herët, në mënyrë që të mos rrezikonte hyrjen e Kroacisë në Shengen, e cila “i jep fund historisë kroate” sepse “të gjithë hajdutët do të mund të hyjnë në Kroaci të pambikëqyrur, pa kontroll kufitar”.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i dërgoi një përgjigje “skandaloze, të vrazhdë, gënjeshtare, manipuluese, të pasaktë” ministrit kroat, prentendoi Milanoviq.

Ai potencoi se Borrell, i cili sipas tij, është “histerik” dhe “kërcënues”, në letrën e tij “shpik” rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe vendimet e Këshillit Evropian, që Kroacia të mos marrë pjesë në misionin Altea.

Më shumë se një mijë ushtarë nga 20 vende marrin pjesë në misionin Altea, por jo nga Kroacia, pjesëmarrja e së cilës, kundërshtohet nga politikanët boshnjakë dhe disa vende evropiane.

Presidenti kroat i kërkoi Grliç Radmanit që të publikonte përgjigjen e Borelit në letrën, duke theksuar se nuk ishte sekret, pasi në të kundërtën do ta bënte vetë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika