Presidenti i Kroacisë: Kosova dhe Serbia duhet njohin njëra-tjetrën

Presidenti i Kroacisë, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta njohin njëra tjetrën që të bëhet jeta më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Ai ka dhënë edhe shembullin se si mund të tejkalohen keqkuptimet fqinjësore

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, në Forumin Prespës e ka komentuar atë se çfarë i kishte thënë Kancelari Gjerman Olaf Scholz, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuiçiq gjatë vizitës së tij në Beograd.

Sipas presidentit kroat, Scholz i kishte treguar kushtet që duhet te plotësohen që sipas tij do ta lehtësonin jetën në Ballkanin Perëndimor.

Kancelari Gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Beograd i kishte thënë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi se “Serbia duhet ta pranojë Kosovën që ta lehtësojë jetën në Ballkanin Perëndimor”.

“Do te përmendi edhe Kosovën dhe Serbin, nuk njohin njëra tjetrën por janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Duhet ta pranojnë njëra tjetrën ndryshe nuk mund të ecet përpara” ka vijuar ai.

Gjithashtu Millanoviq, ka komentuar edhe reagimin e Vuçiqit pas, deklaratave të kancelarit gjerman, ku Vuçiq, kishte thënë se është hera e parë që dikush nga BE-ja, e ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës.

“Kjo nuk ka qenë kusht, pse e nxjerrin tani në këtë fazë të ndjeshme”, kishte thënë Vuçiq.

Sipas Presidenti kroat, Serbia pritet që ta njoh Kosovën kur për derisa ende ka shtete anëtare të NATO-s që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Serbia duhet ta bëjë zgjidhjen e saj, ose do te luajmë sipas rregullave qe ndonjëherë e frustron” kishte deklaruar ai.

Tutje ai  ka folur edhe për mospajtimet e së kaluarës të shtetit të tij Kroacisë, dhe Sllovenisë, që sipas tij, kjo duhet të merret shembulli nga Serbia se si duhet të tejkalohen problemet me fqinjët.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika