Presidenti i Libanit thotë se negociatat me Izraelin janë të ndara nga bisedimet SHBA–Iran

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se negociatat e ardhshme me Izraelin janë të ndara nga bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, apo çdo proces tjetër negociues.

Në një deklaratë në platformën X, Aoun bëri të ditur se Libani do të përfaqësohet nga një delegacion i udhëhequr nga Simon Karam, ish-ambasador i Libanit në SHBA, duke theksuar se askush tjetër nuk do ta zëvendësojë atë në këtë mision.

Sipas tij, objektivat e bisedimeve janë ndalimi i veprimeve armiqësore, përfundimi i “okupimit izraelit” në jug të Libanit dhe vendosja e ushtrisë libaneze deri në kufijtë jugorë të njohur ndërkombëtarisht.

Aoun shtoi se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mirëkuptim për kërkesat e Libanit dhe ka ndihmuar në organizimin e negociatave.

“Jam plot shpresë se do të arrijmë ta shpëtojmë Libanin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, pavarësisht armëpushimit të shpallur, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se trupat izraelite do të mbeten të vendosura deri në 10 kilometra brenda territorit jugor të Libanit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika