Presidenti i Meksikës vazhdon mandatin e presidencës

Presidenti i Meksikës, Lopez Obrador fitoi referendumin, që përcakton vazhdimin e mandatit të tij gjashtëvjeçar.

Lopez Obrador fitoi më shumë se 90 për qind të votave të dielën, me pjesëmarrje të rreth 18 për qind të votuesve me të drejtë vote.

Udhëheqësit e opozitës i kishin dekurajuar në mënyrë aktive njerëzit nga votimi, më shumë e dënuan sondazhin si ushtrim të propagandës dhe shpërqëndrim të kushtueshëm me probleme urgjente, transmeton “Alja Zeera”.

Si kritikët, ashtu edhe mbështetësit, kishin paramenduar fitoren si përfundim, edhe pse votimi ka ngritur dyshimin se procesi zgjedhor mund të hapte derën për zgjatje të kufijve të mandatit presidencial.

Presidenti i Meksikës e quajti rezultatin historik. Ai u përpoq të shuante shqetësimet se ka në plan të përdorë rezultatin për të ndjekur një reformë kushtetuese që do ta lejonte atë të kërkojë një mandat tjetër, pasi mandati i tij aktual përfundon në vitin 2024.

Lopez Obrador në një video-mesazh ka thënë: “Unë do të vazhdoj të shërbej deri në ditën e fundit të mandatit tim. Nuk do ta kaloj këtë sepse jam demokrat dhe nuk jam pro rizgjedhjes.

Alejandro Moreno, i partisë “PRI”, postoi në Twitter se Lopez Obrador e kishte rikthyer referendumin në një “tallje” për të “kënaqur egon e vet dhe për të vazhduar mashtrimin e meksikanëve. Por, udhëheqësi i partisë “PRI”, Mario Delgado, tha se votuesit e kishin njohur “përkushtimin e Lopez Obrador ndaj nevojtarëve dhe autoriteteve të jashtëzakonshme më të cilin ai qeveris. Vetëm një demokrat i paepur, i palëkundur mund t’i nënshtrohet një procesi të tërheqjes”.

Që nga viti 2018, Lopez nuk ka përmbushur premtimet e fushatës për të rritur ekonominë dhe për të reduktuar krimin e organizuar. Por prezantimi i tij i suksesshëm i programeve, mirëqënies dhe imazhit publik, si mbrojtës i drejtë i të varfërve kundër një elite të korruptuar dhe të pasur, ka ndihmuar në popullaritetin e tij.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika