Presidenti i Polonisë për raketën: S’ka asnjë bazë që incidenti është një sulm, ndoshta ishte fatkeq

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e ka cilësuar si “incident fatkeq”, shpërthimin e raketës brenda territorit të Polonisë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda





Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka deklaruar se raketa ruse që ra në territorin e tij si pasojë e të cilit mbetën të vdekur dy persona “ndoshta ishte një incident fatkeq”.

“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda të mërkurën e 16 nëntorit.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tha aleatëve se raketa që vrau dy njerëz në Poloni ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Biden organizoi të mërkurën e 16 nëntorit një takim të vendeve anëtare të G7-s dhe partnerëve të NATO-s, ku u diskutua për rënien e raketave në territorin polak një ditë më herët.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka informuar G7-n dhe partnerët e NATO-s se raketa që ra në territorin polak është një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase”, raportoi Reuters, duke cituar burime të NATO-s.

Biden të mërkurën publikisht ka thënë se raketa nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia.

Nëse konfirmohet, kjo ka të ngjarë të lehtësojë shqetësimin se incidenti i parë vdekjeprurës në një vend të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë mund të çojë në përshkallëzim.

Një raketë e prodhimit rus goditi të martën fshatin polak Przewodowo, që ndodhet në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, duke vrarë dy persona.

Ndryshe, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Biden: Raketa që goditi Poloninë ishte rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika