Presidenti kinez, Xi Jinping do ta vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping pritet ta vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze, udhëheqësi kinez, Xi Jinping, do ta vizitojë Rusinë javën e ardhshme, me ftesë të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Me ftesë të presidentit Vladimir Putin të Federatës Ruse, Presidenti Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë, të premten.

Kjo do të jetë vizita e parë e Xi në Rusi qëkur Putin pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Kremlini konfirmoi se vizita do të zhvillohej, duke thënë se të dy liderët do të diskutonin “bashkëpunimin strategjik”.

“Gjatë bisedimeve do të diskutohen çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës”, tha Kremlini të premten.

“Është planifikuar edhe një shkëmbim pikëpamjesh në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ruso-kinez në arenën ndërkombëtare”, shtoi Kremlini. “Do të nënshkruhen një sërë dokumentesh të rëndësishme dypalëshe.

Vizita vjen, ndërsa Kina përpiqet të paraqitet si një ndërmjetës neutral i paqes në Ukrainë, por kjo përpjekje është pritur me skepticizëm në kryeqytetet perëndimore, për shkak të partneritetit në rritje të Pekinit me Moskën.

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës – ose ta cilësojë atë si një “pushtim”, në vend të kësaj, duke fajësuar përparimin e NATO-s për provokimin e konfliktit.

Ajo gjithashtu ka ofruar mbështetje diplomatike për Moskën, derisa ka zgjeruar lidhjet tregtare dhe ushtarake me fqinjin e saj verior.

Zyrtarët perëndimorë kanë ngritur gjithashtu shqetësime se Kina mund të konsiderojë t’i japë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse ushtarake, një akuzë e mohuar nga Pekini.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika