Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se lufta në Iran po fillon të “dobësojë Evropën”.
Këto deklarime Erdogan i bëri gjatë një bisede me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Një postim në rrjetet sociale nga zyra e Erdoganit tha se dy liderët biseduan në telefon të mërkurën, duke diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe luftërat në vazhdim në Iran dhe Ukrainë.
“Presidenti Erdogan vuri në dukje se lufta në rajonin tonë ka filluar të dobësojë edhe Evropën dhe se nëse kjo prirje nuk trajtohet me një qasje të orientuar drejt paqes, dëmi i shkaktuar nga periudha e konfliktit do të jetë shumë më i madh,” thuhet në postim.