Presidenti Vella: Malta mbështet liberalizimin e vizave, ka katër vjet vonesë në këtë proces

Në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani, presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se Malta e mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar për liberalizimin e vizave

Presidenti i Maltës, George Vella





Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Osmani, presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se Malta e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka riktheksuar inkurajimin e Maltës për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, duke qenë se ka përmbushur të gjitha kriteret para disa vitesh… Katër vjet ka vonesë për liberalizimin e vizave. Kosova ka bërë çdo gjë që është kërkuar për liberalizimin e vizave”, tha presidenti Vella.

Vella ka shtuar se e mbështet marrëveshjen e 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e pajtimit në mes dy vendeve. Presidenti theksoi se Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa.

“Nga perspektiva e gjerë rajonale, ka qenë qëndrim afatgjatë i Maltës që Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa”, tha presidenti i Maltës, duke shtuar se perspektiva e zgjerimit është një prej veglave më të fuqishme të BE-së.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika