Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe liderëve të tjerë që kanë pranuar të marrin pjesë në Samitin e Parë Global të Paqes.

Kjo deklaratë erdhi pas vizitës së tij në Shqipëri.

Ai u shpreh se “Ukraina vlerëson çdo lloj ndihme që kemi marrë në këtë kohë të tmerrshme të luftës në shkallë të gjerë. I jam mirënjohës Shqipërisë për nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit dhe falënderoj të gjithë liderët që ranë dakord të marrin pjesë në Samitin Global të Paqes.”

Ai, gjithashtu, theksoi se partneriteti midis Ukrainës dhe Ballkanit, si dhe me të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, do të vazhdojë.

Image

“Partneriteti midis Ukrainës dhe Ballkanit, Ukrainës dhe gjithë rajonit të Evropës Juglindore do të vazhdojë me pjesëmarrjen e partnerëve tanë në Samitin e parë Global të Paqes që po përgatisim në Zvicër,” tha Zelensky.

Presidenti Zelensky u shpreh optimist për suksesin e Samitit të Parë Global të Paqes dhe punën për “Formulën e Paqes”.

“Ne mund ta bëjmë këtë samit dhe të gjithë punën për Formulën e Paqes një sukses,” përfundoi ai.

Lajmi vjen në një kohë kur Ukraina është në luftë dhe ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.