“Tani, në kohën tonë, bota është në një udhëkryq. Luftërat lokale mund të provokojnë një kolaps global. Vuajtja në të cilën është hedhur një komb i caktuar mund t’i tërheqë kombet fqinje në humnerë”, kështu ka paralajmëruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vendi i të cilit është duke luftuar kundër Rusisë.

Ai këto fjalë i ka thënë në një video lidhje në Forumin e Paqes në Paris, teksa bërë thirrje për bashkim për ruajtjen e paqes pasi sipas tij vetëm në ketë mënyrë ndalen vuajtjet.

“Është pikërisht bashkëpunimi dhe uniteti i të gjithë atyre që vlerësojnë vërtetë paqen që mund të parandalojë katastrofat dhe të ndalojë vuajtjet e popujve. Në këtë, çdo komb ka rëndësi. Të gjitha kombet janë të barabartë dhe çdo komb meriton respekt. Vetëm një qasje e tillë mund të realizojë të drejtën e çdo fëmije të çdo kombi për një botë në të cilën ka më shumë shembuj të arritjes së paqes sesa histori për shkatërrimin e saj”, ka shtuar Zelenskyy.

A ka përfunduar duke shkruar në rrjetin social “X” se është mirënjohës që edhe “në kohë kaq të vështira e të trazuara, Forumi i Paqes në Paris mbetet aktiv dhe kontribuon në bashkëpunimin global. Qofshin të frytshme përpjekjet tona të përbashkëta!”.

Now, in our time, the world is at a crossroads. Local wars can provoke a global collapse. The suffering in which a particular nation is thrown can drag neighboring nations into the abyss.

It is precisely the cooperation and unity of all who truly value peace that can prevent… pic.twitter.com/C6pPBhHlqo

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 10, 2023