Presidentja e Komisionit Evropian të enjten viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e 26 tetorit do ta nisë turneun e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo do ta vizitojë Kosovën të enjten e 27 tetorit

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizitën e saj do ta nisë në Shkup, të mërkurën e 26 tetorit dhe një ditë më pas ajo do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në të njëjtën ditë, të enjten e 27 tetorit, von der Leyen do ta vizitojë edhe Tiranën.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Sarajevë më 28 tetor dhe në Beograd. Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi të shtunën ë 29 tetorit.

Von der Leyen në rajon do të diskutojë me bashkëbiseduesit e saj për bashkëpunimin rajonal, reformat evropiane, gjetjet e raporteve të fundit të progresit dhe për sfidat e përbashkëta, siç janë edhe menaxhimi i migracionit dhe përballja me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, shkruan REL.

Një temë tjetër diskutimi, do të jetë edhe agresioni i Rusisë ndj Ukrainës dhe pasojat e kësaj lufte si për Ballkanin ashtu edhe për Evropën.

Ndërkaq, samiti i ardhshëm ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, do të mbahet më gjashtë dhjetor të vitit 2022, në Tiranë.

Kështu ka njoftuar, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm BE – Ballkan Perëndimor në rajon, më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet kyçe për Bashkimin Evropian.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.

Ndryshe, në samitin e BE-së që u zhvilluar më 23 dhe 24 qershor të këtij viti në Bruksel, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit ishin ankuar për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me BE-në para vendimit të unionit për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika