Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka  vizituar Policinë e Kosovës në prag të Vitit të Ri.

“Për t’i mbështetur dhe motivuar për punën e palodhshme, sot zyrtarët policor në stacionin policor Qendra në Rajonin e Prishtinës i vizitoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, zonja Vjosa Osmani”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Në këtë vizitë Policisë së Kosovës e Para e Shtetit u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori rajonal i Prishtinës. Në pritje të Presidentes ishte edhe ministri i MPB-së z. Xhelal Sfeqla me zëvendësministrin z. Blerim Gashani”.

Ndërsa, Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka thënë se ajo për vitin e ri është e angazhuar me plan konkret operativ për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë disa momente me eprorët dhe zyrtarët policor në detyrë, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, kanë përfunduar Policia e Kosovës komunikatën e tyre.