Presidentja Osmani: Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Singaporit ka potencial për t’u thelluar më tej

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova dhe Singapori, përveç aspektit diplomatik duhet që bashkëpunimin mes tyre ta shtrijnë edhe në fusha tjera siç janë arsimi, ekonomi, shëndetësia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë shtetërore në Singapor.

Osmani gjatë takimeve zyrtare, të hënë e 27-të qershori është takuar edhe me Kryetarin e Parlamentit të Singaporit Tan Chuna-Jinsw bashku me një grup deputetësh.

Tutje e para e shtetit të Kosovës ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Singaporit. Ajo ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë vendet tona, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale.

“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka treguar se Kosova e ka si shembull Singaporin, pas suksesit të madh në fushën e zhvillimit ekonomik që ka bërë ky funidt.

“Suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën”, ka treguar e para e vendit.

Sipas Osmanit, Kosova ka shprehur vullnetin pasi kjo e fundi e gëzon potencialin për “intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

Ndërsa, presidentja Osmani dhe kryetari Chuan-Jin kanë biseduar edhe për zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore, thuhet në komunikatën në faqe zyrtare të Zyrës së presidentes.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika