Presidentja Osmani bisedë me presidentin gjerman, pajtohen se ka momentum të mirë për marrëveshje me Serbinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi si dhe për zhvillimet në rajon. Osmani me Frank-Walter Steinmeier, kanë diskutuar edhe për planin evropian dhe për momentumin e […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi si dhe për zhvillimet në rajon.
Osmani me Frank-Walter Steinmeier, kanë diskutuar edhe për planin evropian dhe për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces.
“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.
“Në këtë bisedë telefonike është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, vijon njoftimi.
Në njoftim thuhet se presidenti Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në shtetin e Kosovës, “veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë”.
Po ashtu, sipas njoftimit, Osmani me Frank-Walter Steinmeier kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike, “ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.















