Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Osmani ka theksuar se Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në SHBA, duke bashkëpunuar qysh në vitet e para me presidentin historik Ibrahim Rugova dhe duke përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në periudha vendimtare.

Ajo tha se Bajraktari ka mbështetur pa hezitim edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ka ngritur zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.

Presidentja vlerësoi përkushtimin e tij për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe udhëheqës të tjerë amerikanë, duke e falënderuar për kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika