Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me SHBA-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e publikuar nga Osmani në rrjetin social X, theksohet se ky vendim është marrë me qëllim të linjëzimit të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dekreti përcakton që të gjitha institucionet e sigurisë dhe organet përkatëse në vend të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e tij. Ai ka hyrë në fuqi menjëherë, në ditën e nënshkrimit.

Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron krah për krah me SHBA-në në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, terrorizmit, karteleve narkotike dhe regjimeve kriminale.

“Historia dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në botë. Kosova do të qëndrojë gjithmonë me Shtetet e Bashkuara në këtë vizion dhe në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika