Presidentja Osmani dhe USAID pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë dollarë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe USAID sot pritet të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë afro 35 milionë dollarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, sot do të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë dollarë

Siç njofton Presidenca, marrëveshja në vlerë mbi 34 milionë dollarë do të nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje milionëshe do të bëhet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D, drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pritet të deklarohen për media.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika