Presidentja Osmani do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Kosta Rikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gjatë vizitës në San José, Presidentja Osmani do të takohet me udhëheqësit shtetërorë të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera.

Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Vjosa Osmani në vizitën e saj zyrtare në Panama

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 4 majit, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rikë.

Ndërsa, të enjten në Panama, Osmani ka përuruar shtatoren e Nënë Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, Jose Domingo Ulloa.

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Panama

Ndërsa, kjo vizitë e Osmanit në Kosta Rikë, është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet.

Kosta Rika, sipas datës së njohjes, është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika