Presidentja Osmani e Kurti bashkë në ShBA për marrëveshjen me MCC-në
Rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mori sërish. Vetëm se këtë herë së bashku me kryeministrin Albin Kurti është edhe Presidentja Vjosa Osmani. Edhe arsyeja e shkuarjes përtej oqeanit për të dytën herë brenda pak muajsh është tjetër. Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën […]
Rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mori sërish.
Vetëm se këtë herë së bashku me kryeministrin Albin Kurti është edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Edhe arsyeja e shkuarjes përtej oqeanit për të dytën herë brenda pak muajsh është tjetër.
Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit për Programin Kompakt të Kosovës, është shkas i udhëtimit të dy liderëve kosovarë për në SHBA.
Por, shkuarjen e tyre për këtë nënshkrim në Washington, po shihet si e panevojshme.
“Nuk është e logjikshme që të dy të udhëtojnë në Amerikë për këtë marrëveshje. Kjo po bëhet për ti amortizuar raportet e tyr më SHBA-në pai marrëdhëniet s’janë qysh kanë qenë. Kjo është një tentim për ta hequr këtë mendim. Nëse edhe këtë herë këta nuk takohen më ndonjë nga përfaqësuesit e lartë atëherë do të jetë dëshmi e asaj që raportet janë jo të mira”, ka deklaruar analisti, Artan Muhaxheri.
Por, ndonëse jo në aspektin politik, për sektorin e energjisë, kjo marrëveshje po shihet si e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Eksperti i energjisë, Lulzim Syla, megjithëse thotë se ujdia merr kohë në zbatim, ajo do të ndryshoj shumë Kosovën.
“Marrëveshja ka rendësi te veçantë sepse vjen në një momentum shumë te mirë sepse ka komponenten e baterise e cila ruan jo vetëm një pjesë të energjisë, por rregullon frekuencen e energjisë, mundëson balancat energjetike në vend dhe mes vendeve te regjionit. Pastaj rëndesi te veqant ka edhe pika e përgatitjes se resurseve humane e cila eshte kruciale per te implementuar projektet energjetike ne 10 vitet e ardhshme”, ka thënë Syla.
Sipas tij, implementimi i projektit te energy storage apo “baterise se energjisë” merr kohë sepse më gjendjen aktuale të furnizimit me produkte por edhe bazuar nga madhësia e projektit, projekti mund të implementohët brenda dy viteve e ndoshta më shumë.
Kosova nga marrëveshja me MCC-në përfiton mbi 200-milionë dollarësh, të cilat zbatohen në projekte për energjinë.
Ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili ndër të tjera parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.















