Presidentja Osmani i bën thirrje Indisë ta rishqyrtojë vendimin për boksieren Donjeta Sadiku

Bokseria Donjeta Sadiku

Vendimin e shtetit të Indisë për t’ia ndaluar boksieres nga Kosova të garojë në Kampionatit Botëror, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si “shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare”.

Në një reagim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është anëtare e organizatës IBA Boxing, dhe se ka të drejtë të marrë pjesë në gara me flamurin dhe himnin e saj.

Ajo i ka bërë thirrje shtetit të Indisë ta rishqyrtojë vendimin e saj.

“Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare. Si anëtare e IBA Boxing, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, ka thënë presidentja Osmani.

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në New Delhi të Indisë.

Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres Sadiku mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika