Presidentja Osmani ka folur për sfidat e shtetit të Kosovës në sektorin e energjisë

E para e vendit Vjosa Osmani në konferencën e organizuar nga BIRN, që shënon Ditët e Gjelbra, është shprehur se këto kohë nuk janë aspak të lehta, por janë sfida për vendin tonë, në sektorin e energjisë, gjithashtu edhe ndotja e ajrit është problem i madh për shëndetin

Vjosa Osmani në Konferencën e cila shënon Ditët e Gjelbra

Agjenda e gjelbër është bërë pjesë e shumë diskutimeve, e po ashtu e çdo politike ndërsektoriale, ka thënë Osmani.

E para e vendit, në konferencën e organizuar nga BIRN e cila shënon Ditët e Gjelbra, është shprehur se këto kohë nuk janë aspak të lehta, por janë sfida për vendin tonë e njejtë edhe për Evropën e përtej. Lufta në Ukrainë ka pasuar krizën energjetike në Evropë duke na vënë përballë dilemave rreth garantimit të sigurisë energjetike.

“Evropa duhet të gjejë balancin e duhur në mes të zgjidhjeve të shpejta për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, e paralelisht me këtë të sigurohet të mos rrezikojë objektivat e dekarbonizimit dhe veprimit klimatik. Sfidat në vendin tonë, por edhe në tërë rajonin tonë mbesin po kaq serioze”, ka thënë Presidentja.

Vjosa Osmani në Konferencën e cila shënon Ditët e Gjelbra

Ajo ka thënë se Kosova ka paguar këtë dimër një çmim të lartë, për shkak se termocentralet janë jashtëzakonisht të vjetra, dhe kjo ka shkaktuar që shteti ynë të orientohet drejt importeve, ku kjo ka çuar deri te çmimet e larta të rrymës.

Sipas saj, “sektori i energjisë është parë si një sektor i izoluar” duke refuzuar që të kuptohet ndërlidhshmëria e ngushtë që ai ka me shëndetin e ekonomisë, me shëndetin e mjedisit e, gjithashtu, edhe me shëndetin tonë.

Osmani, gjithashtu, ka folur edhe për ndotjen e ajrit, natyrës dhe ujit. Sipas saj, qymyri ndikon që shumë vite në shëndetin tonë dhe pasojat do të shihen me kohë.

Ajo ka shtuar se rezultatet e politikave të gabuara në sektorin e energjisë dhe mjedisit kanë sjellë deri në një numër të lartë të sëmundjeve ku ambientet publike janë të ngulfatura nga pluhuri dhe ndotja e ajrit.

Presidentja, Vjosa Osmani

“Nganjëherë pamjet flasin më shumë sesa numrat, më shumë sesa çdo fjalë e çdo statistikë” është shprehur presidentja e vendit, duke thënë se përgjatë fjalimit nuk do të fliste për shifra, ligje e as për të gjeturat nga hulumtimet akademike dhe shkencore.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se vendit tonë i duhen zgjidhje të shpejta dhe të guximshme, e po ashtu, bashkëpunim për mbrojtje të ajrit, ujit dhe natyrës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika