Presidentja Osmani me Kongresmenë në Dayton: Marrëdhënia me SHBA-në, thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Dejton zhvilloi një takim të rëndësishëm me delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, udhëheqës i delegacionit të Shteteve të Bashkuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit të saj strategjik, SHBA-së.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik, duke falënderuar përkrahjen e vazhdueshme amerikane në çdo fazë të zhvillimit të vendit.

“Bashkë me kongresistët diskutova për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e SHBA-ve, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe për sigurinë, demokracinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika