Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, pas ftesës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Zyra e Presidentes ka njoftuar se tema e këtij forumi do të jetë mbi formësimin e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, pas ftesës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se tema e këtij forumi do të jetë mbi formësimin e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili i zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.
“Çfarë pas luftës në Ukrainë?”, do të jetë tema me të cilën Osmani do t’i drejtohet panelistëve.















