Presidentja Osmani merr titullin “Patroni i Kalasë” në Berat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka vizituar qytetin e Beratit, me ç’rast kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, ia ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që e jep ky qytet. Sipas Osmanit, kalaja e Beratit është testament i brezave dhe një trashëgimi botërore që mbrohet nga UNESCO. “Titulli ‘Patroni i Kalasë’, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka vizituar qytetin e Beratit, me ç’rast kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, ia ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që e jep ky qytet.
Sipas Osmanit, kalaja e Beratit është testament i brezave dhe një trashëgimi botërore që mbrohet nga UNESCO.
“Titulli ‘Patroni i Kalasë’, bart në vete një përgjegjësi të madhe. Ai nënkupton jo vetëm një nder personal, por një angazhim për një kauzë më të madhe siç është mbrojtja e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Kalatë sikurse kjo e Beratit, nuk janë thjesht vetëm ngrehina fizike, por traditë dhe krenari e bartur ndër shekuj. Sikurse Shqipëria, edhe Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore, të denjë për UNESCO, organizatë në të cilën synojmë të anëtarësohemi, ndaj përvoja e Shqipërisë në këtë rrugëtim do të jetë mjaft e dobishme për ne”, është shprehur presidentja Osmani, njofton presidenca.
Osmani dje ka nisur vizitën e saj shtetërore në Shqipëri, ku është takuar me krerë shtetërorë e aktorë të tjerë.















