Presidentja Osmani në Bullgari, pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga homologu i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë dyditore zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj, Rumen Radev. Ajo është pritur me ceremoni të lartë shtetërore





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni të lartë nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë dyditore zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj, Rumen Radev.

Përveç takimit me presidentin Radev, Osmani do ta zhvillojë edhe një takim bilateral dhe më pas, do ta kenë një konferencë të përbashkët për media.

Delegacioni i kryesuar nga Presidentja Osmani, do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga presidenti Radev.

Gjatë vizitës në Bullgari, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova, Osmani do t`i dhurohet Çelësi i Sofjes.

Në agjendën e vizitës së Presidentes Osmani në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë, për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë.

Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti Radev, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta të Armatosura të Bullgarisë, Valeri Tsolov.

Kurse në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”, Osmani do të nderohet me mirënjohje, teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve, do ta mbajë një diskutim, në të cilin, do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.

Departamentit të gjuhëve të përgjithshme indoevropiane e ballkanike të këtij Universiteti, Presidentja Osmani do t’ia dhurojë një mirënjohje për kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Bullgari, do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika