Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Pragë të Çekisë është takuar me ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty.

Osmani ka theksuar se aleanca e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar është historike dhe e paluhatshme.

“Në Pragë, ishte kënaqësi të takoj Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. Për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme. Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”, tha ajo.