Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të homologut të saj, Presidentja e Republikës sW Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Bullgarisë. Ajo pritet tëtakohet me përfaqësues të vendit e krahas tyre, edhe me mërgatën shqiptare që vepron në Bullgari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (Autor i fotos: KP)





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Bullgarisë për një vizitë dy ditore zyrtare me ftesë të homolgut të saj, Rumen Radev.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani pritet të nderohet me nderime të larta ushtarake dhe të zhvillojë takime.

“Përveç takimit teta-a-tetë me presidentin Radev, Presidentja Osmani do ta zhvillojë edhe një takim bilateral dhe më pas do ta kenë një konferencë të përbashkët për media. Delegacioni i kryesuar nga Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga presidenti Radev. Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentja Osmani do të takohet, gjithashtu edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov”, thuhet në njoftim

Krahas kësaj, Osmanit do t’i dhurohet Çelësi i Sofjes në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova.

Në agjendën e vizitës së Presidentes Osmani në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-së (KFOR) në Kosovë.

Kurse në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”, Presidentja Osmani do të nderohet me mirënjohje, teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve do ta mbajë një diskutim, në të cilin do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, Osmani do t’ia dhurojë një mirënjohje Departamentit të gjuhëve të përgjithshme, indoevropiane e ballkanike të këtij Universiteti për kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Vizitës së Presidentes Osmani nuk do t’i mungojë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika