Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, përkrah liderëve botëror.

Osmani përmes një postimi në Facebook vlerësoi lart figurën dhe trashëgiminë e Papës, duke theksuar se ai do të mbahet mend për angazhimin e tij të palëkundur për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

“Trashëgimia e Papë Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë,” ka shkruar Osmani.

Ceremonia në Vatikan bashkoi liderë politikë, fetarë dhe personalitete të shumta nga e gjithë bota, të cilët nderuan jetën dhe veprën e Papë Françeskut.