Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar duke thënë se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk mund të pajtohet me Kosovën në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur sipas presidentes ky i fundit nuk pajtohet.

Sipas saj, Kosova nuk do të heqë dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të respektohen edhe nga ana e Serbisë.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do t’i zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi”, ka thënë Osmani.

“Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka përfunduar ajo.