Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin e Katarit në Kosovë, Al-Marri

Presidentja Osmani në takim me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri

Të martën e 2 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim  ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

E para e vendit, në këtë takim ka kërkuar që ky shtet ta vazhdojë edhe më tutje mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë ekonomik, në fushën e  shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Më tutje në takim, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale.

Po ashtu gjatë ditës, edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në shëndetësi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore ndërmjet të dyja vendeve, duke marrë për bazë marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke diplomatike.

“Ministri Latifi shpalosi para Ambasadorit Al-Marri disa nga prioritetet kryesore në procesin e transformimit të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, e ku partneriteti dhe përkrahja nga vende partnere si Katari do të ishte tejet e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në takim, ministri Latifi ka shfrytëzuar rastin që të ripërsëritë ftesën për realizimin e një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës të Ministres së Shëndetësisë së Shtetit të Katarit, Dr. Hanan Mohamed Al Kuwari, dhe falënderoi për kontributin që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë viteve dhe gjatë pandemisë.

Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës edhe në fushën e shëndetësisë.

 

Latifi takohet me ambasadorin e Katarit në Tiranë, diskutohet për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika