Presidentja Osmani pret në takim Fatmir Limajn në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim konsultativ kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e procesit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri. Ky takim zhvillohet në një periudhë vendimtare, pak ditë para përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Aktgjykimi i […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim konsultativ kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e procesit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri.
Ky takim zhvillohet në një periudhë vendimtare, pak ditë para përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që konstituimi i Kuvendit të bëhet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, përkatësisht deri më 26 korrik.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se respektimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues.
Ajo vuri në pah rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe mirëbesim politik, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje sa më e shpejtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Presidentja gjithashtu ka thënë se zhbllokimi i institucioneve është në interes të qytetarëve dhe për funksionimin demokratik të shtetit.















