Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin nga Maqedonia e Veriut

Ka filluar takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

FOTO: EO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesues aktual i OSBE-së.

Më herët kryediplomati, Osmani është pritur në takim nga homologia Donika Gërvalla, ndërkaq më vonë do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

FOTO:EO

 

Osmani në takim me homologen Gërvalla ka shprehur mbështetje të fortë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkan dhe shmangien e tensioneve në veri të Kosovës.

Ndërkaq ministrja Gërvalla ka theksuar se janë pajtuar që të ketë thellim të bashkëpunimit edhe në shumë fusha në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Osmani: Mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika